Frangaj dhe Shkullaku: Basha të ikë nga kryetar, as Berisha dhe as Basha të mos kandidojnë. Të gjendet një emër lideri përbashkues
Debati sonte në Opinion në TV KLAN po njeh shikueshmeri maksimale nga të gjithë televizionet e tjera. Blendi Fevziu ka ftuar në studio: Baton Haxhiu, Preç Zogaj, Aleksandër Frangaj dhe Armand Shkullakun.
Që në fillim analisti i njohur Shkullaku tha se kam deklaruar prej muajsh se Basha po shkatërron PD-në, por nuk keni dëgjuar. Me tej analisti i njohur shtoi se nëse ka njeri me dinjitet në PD duhet ta largojnë Bashën me vrap nga kryetar.
Nuk vonoi dhe u fut në debat Aleksandër Frangaj, pronar i TV KLAN, i cili rrallëherë del në emision, paçka se është gazetar në profesion (ka punuar në KOHA JONE nga viti 1992-1996 si kryeredaktor). Frangaj nxori “kallashin” dhe me pas hypi në “Apash” dhe e bëri shoshë Lulzim Bashën me argumenta, duke e quajtur jo lider, por një i pabesë dhe sahanlëpirës që nuk ka patur dhe as ka ndërmend kthimin e PD-së në pushtet. Ai, vazhdoi Frangaj, duhet të largohet një orë e me parë nga drejtimi i PD-së.
Por Aleksandër Frangaj nuk kurseu as Preç Zogajn, as Baton Haxhiun, të cilët e kanë propoganduar Bashën si lider dhe që ka shumicën në PD.
Në fund Frangaj ofroi zgjidhjen se si mund të ringrihet PD. Duhet patjetër që Basha dhe Berisha të shkojnë në zgjedhje të reja në PD, por asnjeri nuk duhet të kandidojë. Ka nevojë për një emër të tretë që ti përbashkojë demokratët, përfundoi Aleksandër Frangaj.
KOHA JONË SONDAZH

