Aleksandër Gjoka në Gjykatë, ja çfarë mase kërkon Prokuroria
Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e ”detyrimit me paraqitje” për këngëtarin Aleksandër Gjoka. Prokuroria kërkon nga Gjykata që të konsiderohet i ligjshëm arrestimi i këngëtarit dhe të vendoset ”detyrim paraqitje”. Aleksandër Gjoka është arrestuar dje, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.