Alfred Balla zgjidhet unanimisht si kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Alfred Balla është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i këtij institucioni, Balla do të marrë nga dita e sotme drejtimin e KLP.
Emërimi i juristit me eksperiencë disavjeçare në sistemin e drejtësisë është bërë në mbledhjen e sotme të KLP, e cila u zhvillua në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT.