“Algoritmet ushqejnë frikën dhe urrejtjen”/ Rama ndan mesazhin e filozofit Harari

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video të historianit dhe filozofit Yuval Noah Harari, i cili flet për ndikimin e algoritmeve të rrjeteve sociale në sjelljen e njerëzve.

Rama e ka shoqëruar videon me mesazhin: “Shkurt e qartë për algoritmin”, duke e cilësuar Hararin një nga mendjet më largpamëse të kohës.

Sipas Hararit, algoritmet e platformave si Facebook, X dhe TikTok nuk janë krijuar për të promovuar të vërtetën apo besimin, por për të rritur angazhimin e përdoruesve. Ai thekson se frika, urrejtja, zemërimi dhe lakmia janë emocionet që i mbajnë njerëzit më gjatë online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harari paralajmëron se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre emocioneve krijon një shoqëri të “hiper-angazhuar” dhe të mbingarkuar emocionalisht, duke argumentuar se njerëzit nuk janë të ndërtuar për të jetuar në një gjendje të tillë tensioni gjatë gjithë kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?