Ali Ahmeti “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Kërkoi pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit me titullin “Qytetar Nderi” në Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi rolin e Ali Ahmetit duke thënë se pa të, shqiptarët nuk do të ishin në ditët më të mira në Maqedoninë e Veriut.
“Mund t’ju mbaja me orë të tëra duke folur për figurën e Ali Ahmetit. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme.
Dikur Shqipëria ishte një shprehje e bezdisshme gjeografike. Shqiptarët, armën e luftës dhe diplomacisë i përdornin kundër njëri tjetrit, duke mos pasur gajlen që mes njëri-tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajin.
Askush nuk Ballkan nuk e ka vuajtur më shumë përçarjen. Sot ne nderojmë një personalitet të madh. Kishte shqiptarë që përdorin armët e diplomacisë që mes njëri tjetrin dhe të huajve do zgjidhnin të huajin. Ua kanë bërë të huajve më të lehtë që të pengojnë subjektivitetin tonë kombëtar.
Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët. Me armët luftarake nuk kërkoi hedhje në erë të shtetit, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm. Rruga e rezistencës së maleve të Ahmetit nuk ishte rruga nacionalist-lufte, por paqeje. Është ende herët për të shkruar historinë e këtij shqiptari, ndër në të mirët. Ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti afirmoi subjektivitetin tonë ndërkombëtar“, tha Rama.