Alibeaj për faqen e Kuvendit: Fushatë krah PS, vepër e pastër penale

Enkelejd Alibeaj, drejtues i partisë ”Djathtas 1912”, pjesë e koalicionit ”Djathtas për Zhvillim” ka denoncuar një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS.

Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë. Ai vijon më tej duke shkruar se kjo fotografi që kishte postuar Kuvendi është vepër e pastër penale dhe dënohet me ligj.

”Kuvendi i Shqipërisë, bën fushatë për numrin 5?! Dmth organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve është hedhur në fushatë! Kjo është VEPËR PENALE e pastër”, ka shkruar Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?