Alibeaj prezanton kandidatin e PD-së në Sarandë: Sfida jonë rinovimi i PD-së

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga Saranda ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie për këtë qytet Skënder Muçon.

I pranishëm me Alibeaj ishte edhe deputeti i qarkut Vlorë, Arbi Agalliu. Për Alibeajn, pas zgjedhjeve lokale, sfidë është rinovimi i PD-së dhe ngritja e të djathtës reale.

‘‘Saranda vuan nga korrupsioni i vazhdueshëm. Kemi zgjedhur një njeri të nderuar që e bën jetën e tij këtu. Do të jeni ju ata që do ta vlerësoni. Kjo është ajo që ne kemi bërë si zgjidhje. Sfida e parë që kemi është sfida e zgjedhjeve lokale, por për ne ka edhe një sfidë tjetër është sfida për të rinovuar PD-së. Tani është koha që bashkë me PD-në të ngremë të djathtën reale, që bazohet tek demokracia. Sot i vetmi ishull i pa korruptuar në Shqipëri është PD-ja‘‘,-tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?