FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj: Vjen një moment kur protesta shndërrohet në motiv në vetvete…

Nga Enkelejd Alibeaj-
Vjen një moment kur protesta shndërrohet në motiv në vetvete — kur nuk është më thirrje, por një zjarr që ndez vetveten. Kjo ndodhi sot!
Njerëzit, deri dje të panjohur me njëri-tjetrin, sot, pas vetëm katër ditësh, kanë ndërtuar atë solidaritet njerëzor që prej kaq shumë kohësh e kishin harruar se ekzistonte brenda tyre. As shiu i perëndisë dhe as uji i me presion i qeverisë nuk i zmbrapsi.
Shqiptarët, në këtë protestë, kanë gjetur, më në fund, njëri-tjetrin dhe arsyen e fuqishme për t’i dalë zot Shqipërisë. Kjo ka të krahasuar vetëm me 1990 që lëvizi themelet e një epoke. Por nëse atëherë gardhi i policisë te Ura e Lanës nuk u kalua, sot ai u rrëzua. Dhe kjo është shumë më tepër se një metaforë. Është një vetëdije e re që po lind, jo me heshtje, por me zë, me mendje, me zemër e me trup të pranishëm në shesh.
Tashmë nuk kam asnje dyshim se nesër do të jenë më shumë!
Dhe më të bukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?