Rreshtohen furgonët e Policisë pas Ministrisë së Arsimit, forcohen masat e sigurisë
Sot, protesta studentore ka hyrë në ditën e gjashtë. Të rinjtë janë mbledhur sërish pranë Ministrisë së Arsimit, duke përsëritur të njëjtat bindje dhe thirrje. Pavarësisht ditëve të kaluara, ata vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit janë rikthyer edhe këtë mëngjes në rrugë, të vendosur për të vijuar reagimin e tyre. Pranë Ministrisë së Arsimit pritet të zhvillohen sërish tubime dhe thirrje në adresë të institucioneve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë dita e gjashtë e protestës.

