Alida Hisku: Dritëro Agolli nuk më mbrojti. Deshën të më përdhunojnë edhe rrugës për në Beograd

 

Në pjesën e dytë të intervistës për “Shqiptarja.com”, këngëtarja e njohur Alida Hisku tregon se nuk është mbrojtur nga kryetari i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve, Dritëro Agolli, kur u dënua.

Dritëroi ka qenë shumë babaxhan, por edhe ai kishte frikë.

I largohej çdo bisede politike.

Nuk donte të përfshihej, sepse edhe ai kishte problemet e veta. Por ai ishte babaxhan.

Mos të mburret kot njeri se ka bërë trimërira.

Askujt nuk ia mbante në atë kohë”, thotë Hisku.

Ajo rrëfen se u arratis nga Qafë Thana në vitin 1990, bashkë me dy djemtë e saj, e ndarë nga burri.

“Isha maskuar si një grua e panjohur.

Fshatarët më ndihmuan pa e ditur se kush isha.

Isha maskuar si një grua e panjohur me shami në kokë, që kishte mbetur me dy fëmijët e tonte të ikte.

Unë madje mora një guxim të madh se në rrugë do të prisja në autostop për të shkuar më tej.

Kaluan dy maune të mëdha eksporti dhe unë me ato ika”, thotë Hisku.

Këngëtarja shprehet se shoferët kanë tentuar ta përdhunojnë.

“Në mes të rrugës së Beogradit, deshën të më përdhunonin.

I tha njëri: Ti mbaj fëmijët këtu dhe unë ta çoj këtë në maunen tjetër”.

Unë u zbrita nga makina dy shoferëve të Durrësit dhe qëndrova në të ftohtë atje në rrugë me fëmijët përdore.

Ata u kthyen dhe më morën. U erdhi keq…

Kur mbërrita, u dhashë dyqind dollarët që u kisha premtuar për transportin dhe u thashë: Faleminderit pos mor harroni se keni shpëtuar jetën e dy fëmijëve dhe të një gruaje që quhet Alida Hisku.

Ata u turpëruan se nuk më kishin njohur, ngaqë isha veshur si fshatare. Ja kështu bëjnë shqiptarët”.

Hisku tashmë ka një restorant në një fshat në Gjermani, ku jeton bashkë me të shoqin gjerman, që gjithashtu është i divorcuar.

SHKARKO APP