Aliko paguan vetëm 1.3 milion lekë nga 147 mijë dollarë që ka borxh për dritat

Një ditë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë deklaroi se Kryetarët e komunave kanë krijuar një borxh prej 637 mijë dollarë, kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko është paraqitur në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes por ka shlyer vetëm detyrimet për energjinë e konsumuar si familje dhe jo për biznesin e tij.

Zyra e OSHEE në Gjirokastër bëri të ditur për “Ora News” se Dasho Aliko ka shlyer vetëm 1.3 milionë lekë detyrime, ndërsa sipas OSHEE ka plot 147 mijë dollarë borxhe.

Ndërkaq, borxhlinj ndaj shtetit janë edhe Gëzim Hoxha, kreu i komunës Vllahinë në Vlorë, Abedin Uruci, komuna Kolsh Kukës dhe Hysen Gashi, komuna Rrashbull Durrës.

SHKARKO APP