Alimehmeti: 367 pacientë të shtruar, aq ka shtretër në 3 spitalet Covid, shembulli i Venetos në Itali duhet ndjekur
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nuk janë ezauruar ende kapacitetet spitalore në 3 spitalet Covid dhe se ka shtretër të mjaftueshëm për të pritur të sëmurët.
Por mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, duke ju reveruar të dhënave të Ministrisë për 367 pacientë të hstruar në spitale deklaron se pothuajse në këtë shifër rrotullohet edhe numri i shtretërve që tre spitalet kanë në dispozicion.
Ilir Alihmehmeti: Shifrat na flasin për atë që prisnim, ishte e qartë se me ftohjen e motit do të kishe shumë më shumë raste nga çfarë mendohej. Janë 12300 raste aktive që nuk kanë marrë përfundim, nga këto 367 janë në spitale që është pothuajse numri i shtretërve në tre spitalet Covid. Me siguri ka edhe nga ata pacientë që nuk preferojnë të shtrohen edhe pse janë për shtrim. Ka edhe shumë më tepër raste në shtëpi.
Një tjetër e dhënë është dhe fakti se të sëmurët po kurohen në autoambulanca para Infektivit.
Ndërkohë është bërë me dije se spitali rajonal i Fierit do të jetë spitali i parë rajonal që do të hapet si spital Covid nëse do ezaurohen kapacitetet në Tiranë.
Mjeku Alihmehmeti thotë se shembulli i Venetos në Itali ishte një histori suksesi në këtë drejtim.
Ilir Alimehmeti: Në Itali kemi një shembull shumë të mirë të rajonit të Venetos. U kritikua shumë për menaxhimin që i bëri situatës dhe ajo çfarë bëri Veneto tregoi që pati të drejtë, spitalet rajonale i ktheu në spitale Covid dhe ruajti qendrat e mëdha spitalore universitare për patologjitë e tjera, se nuk u zhdukën, këtu me ne janë dhe madje shkaktojnë edhe sot që flasim shumicën dërmuese të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë dhe futi testimet masive në zonat e kuqe. Këtë e bëri që në fillim fare.