FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alimehmeti: Jemi në skenarin më të keq, masat jo të duhurat

Shqipëria po arrin skenarin më të keq nga pandemia e Covid-19 . Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë por edhe të dhënave të përditësuara, vendi ynë është në nivelin më të lartë të transmetimit komunitar të koronavirusit.

”Ne jemi në transmetim komunitar të nivelit më të lartë, ai C4 sipas OBSH. Po t’i merrni indikatorët tonë ne jemi qartësisht në transmetim komunitar sipas skenarit më të keq të mundshëm. Jemi relativisht qëndrueshëm po skenari është ky”,-thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Ai është kritik ndaj kufizimeve që po aplikon qeveria këtë periudhë. Madje sipas tij, masat e fundit nuk kanë dhënë efektet e duhura. Alimehmeti këmbëngul për masa të shtuara ndaj lokaleve dhe restoranteve, një nga burimet kryesore të përhapjes së virusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?