Alket Rizai, do të jetë përsëri i lirë?

Fama e tij, është unike. Por, edhe pse i akuzuar për mbajtjen peng të 5 zyrtarëve në Burgun e Malandrinos, në Fokidha të Greqisë, duket se Alket Rizai do të lirohet. 

Gjykata greke e Lamias i ka komunikuar sot vendimin e dënimit me 10 vite e 8 muaj burg por avokati i tij personal, Sakis Kehajoglou ka deklaruar se ky është një nga vendimet e fundit për veprat penale, për të cilat akuzohet Alket Rizai. 

I pyetur se përse klienti i tij ka deklaruar në sallën e gjyqit se “Nuk jam as shenjtor, as djall. Nëse më dënoni ose jo, për 1 vit e gjysmë do të jem i lirë”, Kehagioglou ka thënë se Alketi ka mbledhur të gjithë dënimet ndaj tij, përfshi dhe burgimin e përjetshëm, dhe sipas ligjeve greke duke zbritur kohën që ka qëndruar në burg, ka llogaritur se për një vit e gjysmë ose diçka më shumë do të jetë përsëri i lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, ka pohuar para trupit gjykues se nuk kishin ndërmend që të plagosnin apo vrisnin punonjësit e burgut që morën peng, ndërsa ka thënë gjithashtu se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, që po i konsumonte për herë të parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kodit Penal i Greqisë, neni 105, burgimin e përjetshëm e nënkupton maksimumi 20 vite burgim. Por kur kryhet 3/5 e dënimit, nisin procedurat për lirimin me kusht. Po ashtu, Kodi Penal i Greqisë, parashikon që pavarësisht numrit të dënimeve që një person mund të ketë, ato unifikohen në një të vetëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?