Alketa shkon në punë me biçikletë nga Parku i Liqenit (VIDEO)

Padyshim që Parku i Madh i Liqenit i transformuar nga Bashkia e Tiranës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. Disa e zgjedhin për të kaluar kohën e lirë, disa të tjerë e kanë rrugë të përditshme për në punë, me biçikletë ose në këmbë.

Një nga këta është edhe moderatorja Alketa Vejsiu. Ajo po shkon në punë me biçikletë përmes Parkut të Madh të Liqenit dhe thotë se është rruga e saj e preferuar në kryeqytet.

“Duke shkuar ne pune me biçiklete nga rruga e Parkut te Liqenit. Kjo eshte rruga ime e preferuar ne Kryeqytet. Going to work riding a ?‍♀, it’s the real pleasure of the days while in Tirana!”, shkruan Alketa Vejsiu në Instagram, postim të cilin e ka bërë “share” në rrjetet sociale edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

https://www.instagram.com/p/B0I1vK8nASt/?igshid=c33ora59wy3b

SHKARKO APP