Alkool dhe shpejtësi: Shifra të frikshme aksidentesh gjatë verës
Numri i aksidenteve rrugore është shqetësues këto ditë vere. 6 persona kanë humbur jetën vetëm në 72 orët e fundit, teksa shkaqet e aksidenteve janë shpejtësia e madhe apo alkooli.
Ekspertët thonë se ndër shkaqet kryesore janë shpejtësia, përdorimi i telefonit, cilësia e rrugëve, përdorimi i alkoolit. Kjo e ka detyruar policinë rrugore të reagojë ashpër ndaj shkelësve, duke vendosur numër rekord gjobash.
“TemA” ka mësuar se në 6 muajt e parë të këtij viti janë vendosur mbi 625 mijë gjoba, një shifër tepër e lartë në raport me numrin e mjeteve në lëvizje. Ndërkohë mbi 300 shtetas janë arrestuar për mungesë patente apo për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Në 15 mijë raste të tjera shoferët janë dërguar në OASH për masa plotësuese, që ndëshkohen me gjoba më të rënda, për shkelje semafori, mungesë dokumentacioni, etj.
KOHA JONË SONDAZH

