Alpha Bank kontribuon për familjet e prekura nga përmbytjet në jug të vendit

Në përgjigje të nismës mbarë kombëtare dhe kërkesës së qeverisë për të kontribuar për familjet e prekura nga përmbytjet në zonën jugore të vendit, Alpha Bank Albania vendosi të ndihmojë me mjete financiare, ushqime dhe veshmbathje. Kontributi në vlerë monetare prej 10,000 Euro, pjesa më e madhe e të cilit u akordua nga Grupi Alpha Bank, Greqi, u lëvrua në llogarinë e Ministrisë së Financave hapur për këtë qëllim.

Nderkohë banka inkurajoi punonjësit e saj për të dhuruar ushqim dhe artikuj industrialë, të cilat u dorëzuan në Drejtorinë e Rezervave Rajonale të Shtetit për t’u shpërndarë më tej tek familjet në nevojë. Një tjetër nismë e përqafuar nga Alpha Bank Albania është lehtësimi i kushteve të kredive ekzistuese për ata klientë që janë prekur nga permbytjet, për një periudhë afatmesme, me qëllim rifillimin normal dhe stabilizimin e aktivitetit të tyre.

Duke qenë pjesë e shoqërisë shqiptare, Banka i konsideron nisma të tilla, të cilat kanë si objektiv përkrahjen e familjeve në nevojë si shoqërisht të dobishme. Për më shumë se 16 vjet, Alpha Bank Albania në përputhje me Përgjegjëshmërinë e saj Korporative dhe Sociale mbështet nëpërmjet sponsorizimeve nisma që kanë të bëjnë me zhvillimin e projekteve në fushën mjekësore, edukimin e brezit të ri, mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e vlerave muzeale dhe kulturore, eventet e bamirësise për shtresat në nevojë, si edhe evenimentet sportive. 

SHKARKO APP