Alqi Bllako paraqitet në GJKKO për çështjen e inceneratorëve

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur këtë të martë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të procesit për çështjen e inceneratorëve.

Bllako u shfaq në ambientet e gjykatës i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa seanca lidhet me vijimin e procedurave gjyqësore ndaj tij për këtë aferë.

Më 11 mars, GJKKO e dënoi atë me 4 vite burg për veprën penale “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë” në dy raste. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ish-deputeti dyshohet se ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të konsideruar si pronarë de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorëve. Shuma, sipas akuzës, është përdorur për blerjen e një pajisjeje në funksion të aktivitetit tregtar të babait të tij, konkretisht në një fabrikë birre në Ersekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja e inceneratorëve mbetet një nga hetimet më të ndjeshme në vend, ndërsa proceset gjyqësore ndaj të përfshirëve vijojnë në GJKKO.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?