Alternativë e re larg Sali Berishës? Kthupi për kreun e ri të PD-së: Boshllëku do të mbushet
Zgjedhjet parlamentare të 2025 po afrojnë dhe ish-eksperti ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, thotë se PD ka nevojë për një lider të ri dhe se për të ky boshllëk që është krijuar në raport me përfaqësimin e elektoratit të djathtë do të mbushet.
“Ka një shprehje të madhe filozofike që thotë se natyra i urren boshllëqet. Nëse ka një boshllëk, natyra do të bëjë çdo gjë që ta mbushë atë. Ajo që shikohet sot në raport me pjesën e elektoratit të djathtë është boshllëku i një partie politike.
Çdo palë zgjedhje edhe më shumë do të tregojë faktin që ai që pretendon se është i djathtë, PD s’ka pasur kurrë pretendimin që të pretendonte të gjithë të djathtën. Kjo që kjo që ka mbetur sot në PD në opinionin tonë ka pak gjasa dhe lidhje me të djathtën dhe parimet.
Në këto kushte, ky boshllëk që është krijuar në raport me përfaqësimin e elektoratit të djathtë do të mbushet. Boshllëqet do të mbushen sepse është nevojë jetike që këto njerëz do të përfaqësohen”, tha ai.