ALUIZNI: Emigrantët të shpejtojnë për legalizimet, të tjerët të presin

Duke marrë shkasë nga ardhja e emigrantëve gjatë sezonit veror, zyrat e ALUIZN-it në të gjithë vendin do të jenë në dispozicion të tyre.

Kreu i këtij institucioni, Artan Lame u kërkoi qytetarëve që jetojnë në Shqipëri që t’i hapnin udhë emigrantëve për të kryer procedurat e legalizimit.

“Ju bëj thirrje të gjithë emigrantëve që të përfitojnë nga kjo periudhë për të mbyllur procedurat e legalizimit të tyre. Të jenë të bindur që personelin e ALUIZN-t do ta kenë në dispozicion gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, për shkak të mbingarkesës në këto momente, do t’u kërkoja mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të tjerë që t’i hapin rrugë emigrantëve në këtë moment piku, moment ky që përfundon pas gjysmës së parë të shtatorit. Ndaj, le t’u gjendemi pranë në këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi marrë masa pranë sporteleve tona për këtë masë të madhe të qytetarëve tanë, që gjatë qëndrimit të tyre të mund të kryejnë procedurat e legalizimit të shtëpive të tyre. Për të gjithë rastet e tjera rutinë, qytetarët ftohen të presin me qetësi ekipet tona. Le të koordinohemi së bashku për ta çuar procesin më përpara”, tha Lame.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket legalizimit të banesave, kreu i ALUIZNI-t bëri me dije se për muajin korrik në rang Republike janë legalizuar 5505, ndërsa për muajin qershor janë kryer rreth 4 mijë legalizime.

“Është realisht krenari dhe gati në kufijtë e të pabesueshmes një shifër e tillë. Për sa i përket vijimit të procesit, do të thoja që qarqet që do të jenë të parat që do ta mbyllin procesin e legalizimit, me shumë gjasa këtë garë mund ta fitojë Qarku i Dibrës dhe Qarku i Kukësit dhe më pas Qarku i Fierit. Janë tre qarqet që janë më pranë mbylljes”, shtoi Lame.

Por, kur do të përfundojë tërësisht procesi i legalizimit?

Lame thotë se ky proces në Shqipëri nuk do të përfundojë asnjëherë, pasi siç thotë ai, gjithmonë do të ketë disa që kanë nevojë për t’u legalizuar.

“Procesi i legalizimit në Shqipëri nuk ka për të mbaruar asnjëherë. Gjithmonë në këtë vend do të ketë njerëz që kanë nevojë për t’u legalizuar. Për fat të keq, edhe sot që ne flasim, në vende të caktuara po ndërtohet pa leje dhe një ditë edhe këta do të trokasin në shtetin shqiptar për të kërkuar legalizimin”, thekson ai.

Kreu i ALUIZN-t shprehet se procesi ndahet në dy blloqe, i pari është legalizimi i zonave të mëdha infornmale masive.

“Legalizimi i zonave të mëdha rreth qyteteve mbyllet në këtë legjislaturë, që do të thotë, Bathorja, Këneta e Durrësit, rrethinat e Shkodrës, Kamza, Paskuqani, pra gjithë këto zona mbyllen në këtë mandat”, sqaron ai.

Në fund, kreu i ALUIZN-t u shpreh se një masë qytetarësh nuk do të mund të përfitojnë nga legalizimi, duke sjell këtu si rast ndërtimet në zona arkeologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?