ALUIZNI: Mbi 26 mijë legalizime në Durrës. Qark me spektër të gjerë problematikash

Jane 26 170 legalizime janë kryer gjithsej në qarkun e Durrësit. Referuar të dhënave statistikore të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, 92% e tyre janë mbyllur gjatë 5 viteve të fundit.

Gjatë periudhës 2006-2009 janë legalizuar 153 objekte, ndërsa kjo shifër ka arritur në 24 200 legalizime nga vitit 2014 deri në shtator të vitit 2018.

Nga bilanci 5-vjeçar i Drejtorisë së ALUIZNI-t, qarku bregdetar është cilësuar edhe si një ndër më problematikët në procesin e legalizimeve, veçanërisht zona e Kënetës, një ndër më informalet në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon periudhës me numrin më të lartë të lejeve të legalizimit nga të dhënat rezulton se 2016 kryeson listën me 11 328 objekte të legalizuara. Ndërsa gjatë periudhës janar-shtator të këtij vitit numërohen 1588 leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?