Ambasa e SHBA mirëpret kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve

Ambasada e SHBA ka reaguar sot lidhur me vendimin e Prokurorisë për të arrestuar deputetët Tom Doshi dhe Mark Frrokun. 

"Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të demonstruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin. Ritheksojmë thirrjen tonë për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin",- thuhet në reagimin e Ambasadës.

SHKARKO APP