Ambasada amerikane: Ç’porosi u la Kerry të rinjve në Tiranë?

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka botuar pasditen e sotme një foto të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry,  gjatë vizitës së tij në muajin shkurt në Tiranë, në një takim me drejtues të rinj shqiptarë.

“Gjatë takimit të tij me drejtues të rinj shqiptarë, Sekretari Kerry i nxiti pjesmarrësit të mblidhen së bashku dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Qoftë në mbrojtjen e të drejtave për komunitetet më të pambrojtura, luftën kundër korrupsionit, apo kërkesën e përgjegjësisë ndaj udhëheqësve, të rinjtë kanë fuqinë për ta bërë këtë vend akoma më të mirë. Po ju, si po jepni ndihmën tuaj për të ardhmen e Shqipërisë?”, përfundon ky njoftim.

SHKARKO APP