Ambasada Amerikane, paralajmërim të fortë për zyrtarët dhe bosët e krimit: Po u vjen fundi

Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një videoje, na tregon se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Kjo është një video paralajmëruese për ata që i quan “bosët e krimit dhe zyrtarët e korruptuar që ditëve të shkuara ishin të paprekshëm”.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme AntiKorrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.

#ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit’, thuhet në një reagim të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Në vijim gjeni videon shpjeguese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?