Ambasada Amerikane: Rinia shqiptare, forca që formëson të ardhmen e kombit

Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh përkujtues dhe inkurajues në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke vlerësuar rolin historik të rinisë shqiptare në rrëzimin e komunizmit dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një të ardhmeje demokratike.

“Shqipëria feston sot Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci,” shkruhet në deklaratën e ambasadës.

Në mesazhin e saj, Ambasada Amerikane vuri theksin te potenciali dhe roli i pazëvendësueshëm i rinisë së sotme për ta çuar vendin përpara në aspiratat e tij euroatlantike. “Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE,” thekson më tej postimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ditë simbolike përkujton guximin e studentëve dhe të rinjve shqiptarë të vitit 1990, të cilët përmes një rezistence paqësore i dhanë fund dekadave të izolimit dhe represionit, duke hapur rrugën për pluralizmin politik dhe një shoqëri të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shumë shqiptarë, 8 dhjetori mbetet një ditë reflektimi dhe frymëzimi, që lidh brezat në angazhimin për demokraci, liri dhe progres. Shtetet e Bashkuara, si një partner strategjik i Shqipërisë, riafirmojnë mbështetjen e tyre për të rinjtë shqiptarë dhe përpjekjet e tyre drejt një të ardhmeje të ndritur.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?