Ambasada e Izraelit, ndihmë për banorët e zonave të përmbytyra

Ambasada e Shtetit të Izraelit, ka ndjekur nga afër këto ditë  situatën e vështirë të krijuar në zonat e përmbytura dhe në shenjë solidariteti me popullin Shqiptar,

vendosi të dhurojë dysheke, batanije dhe jastëk si dhe do të tranferojë ndihmë financiare tek qendra e emergjencës.

Gjatë dorëzimit Zëvendës Ambasadori Zach Saari  i tha drejtorit  te Rezervave Shtetërore se "ne nuk mund të rrinim duarkryq kur situata u përkeqësua dhe ndaj vendosem ti bashkohemi përpjekjeve te mëdha të Qeverisë Shqiptare. Ne shpresojmë që kontributi ynë do të lehtësojë sado pak situatën për banorët e zonave të prekura".

 

SHKARKO APP