Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Pasoja të rënda nëse Rusia pushton Ukrainën

Mesazhi i forrë nga sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken në mbështetje të Ukrainës dhe kundër rritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë e saj, është shpërndarë edhe nga ambasasa e SHBA-së në Tiranë.

Sekretari amerikan i shtetit shpreh vendosmërinë e SHBA-së dhe partnerëve të saj të G7 për sanskione të rend andaj Rusisë nëse ajo pushton më tej Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara janë krah Ukrainës kundër retorikës armiqësore dhe rritjes së paprovokuar ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Së bashku me partnerët tanë të G7, jemi gati të vendosim pasoja masive & kosto të rënda ndaj Rusisë, nëse ajo zgjedh të përshkallëzojë, ose të pushtojë më tej Ukrainën”, citon mesazhin e sekretarit Blinken ambasada e SHBA-së në Tiranë.

SHKARKO APP