Ambasada e SHBA-së rithekson: Partitë të largojnë të përfshirët në krime e korrupsion

Një ditë pas akuzave të Doshit, Lu e Vlahutin takojnë Bashën

SHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale

Një ditë pas takimit që dy ambasadorë zhvilluan me kryetarin e PD Lulzim basha, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane zbardh qëllimin e takimit.

Për Ora News zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së bën me dije se ambasadori Donald Lu u takua me zotin Basha për të riktheksuar mesazhin në deklaratën tonë ku “i bënim thirje të gjitha partive të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale ose korruptive”.

Po sipas zëdhënsit ambasadori Lu në këtë takim ka theksuar mbështetjen e SHBA për punën e Parlamentit për të zhvilluar legjislacion në përputhje me rezolutën e dhjetorit 2014 për dekriminalizimin.

Fill pas vendimit të grupit të PS për ta larguar deputetin Tom Doshi, ambasada e SHBA doli me një deklaratë të fortë ku e përshëndeste këtë vendim dhe ku nxiste të gjitha partitë politike të zbatonin maraveshjen për dekriminalizimin e parlamentit.

Zoti Basha u takua dje (3 mars 2015) rreth orës 14:00 në zyrat e BE me ambasadorin e SHBA dhe me atë të BE fill pas mbledhjes së grupit të PD.

SHKARKO APP