Ambasada e SHBA-së, thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat përreth protestës, tregoni kujdes të shtuar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në vendin tonë, për protestën e cila do të zhvillohet ditën e sotme, përpara Kuvendit.
Njoftimi nga ambasada amerikane:
Një protestë është planifikuar të zhvillohet përpara ndërtesës së Kuvendit, në Rrugën George Ë. Bush. Kjo protestë lidhet me protestat e natës që vazhdojnë përpara ndërtesës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërmjet Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të shtrihen edhe në zona përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e qarkullimit dhe ndërprerjet në trafik priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestave. Personeli i qeverisë së Shteteve të Bashkuara këshillohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat.
Forconi masat për sigurinë tuaj duke ndjekur këto këshilla:
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin demonstratat.
Qëndroni të vetëdijshëm për mjedisin që ju rrethon.
Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve, kur ndodheni në vende publike.
Ndiqni mediat lokale për përditësime.
Gjithmonë keni një plan emergjence ose një strategji për t’u larguar në rast nevoje.
Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
KOHA JONË SONDAZH

