Ambasada greke në Tiranë sqaron rregullat e hyrjes në Greqi
Ambasada greke në Tiranë ka publikuar në Facebook vendimi e qeverisë helene lidhur me rregullat e reja për qytetarët që hyjnë në këtë shtet.
Ambasada greke në Shqipëri bën me dije se personat e vetëm që përjashtohen nga këto kufizime janë poseduesit e pasaportes greke, të kartës së posaçme të identitetit të homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe të gjithë ata që hynë pas marrjes së lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshme.
Sipas vendimit të qeverisë greke “hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare e Kakavisë, që lejohet të hynë 750 persona në ditë, dhe e Kapshticës që lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, ose me aeroplan (fluturimi Tiranë – Athinë).
Nga dita e diel 16.08.2020 ora 00:01 deri më 31.08.2020 ora 23:59, të gjithë ata që hynë në Greqi zbatohet karantinimi 7 ditor që prej mbërritjes së tyre (përjashtohen shoferat e kamionëve).
Personat të cilat shkelin masën e karantinës, përveç sanksioneve penale të parashikuara, dënohen më gjobë në masën 5.000 euro.
Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:
1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
2) Vërtetim diagnozë në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit
3) Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).”
“Ata që hyjnë në Greqi për udhëtime profesionale absolutisht të nevojshme dhe me pas dalin nga shteti grek, nuk do të mund të hyjnë përsëri në territorin Grek deri më 31 gusht”, thuhet më tej në njoftim.
Lexoni edhe…
- Presidenti Meta: Thellësisht i shqetësuar për situatën ku ndodhen qytetarët shqiptarë
- Policia në ndihmë të qytetarëve, që po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje
- Ish-deputeti Vangjel Tavo: Skandaloz reagimi i dy ministrave të rilindjes
- Paloka: Mijëra emigrantë të bllokuar në kufi, Rama vazhdon pushimet mes luksit
- Radhët në Kakavijë. Lleshaj: Qytetarët të informohen para se të nisen për udhëtim
- Situata në Kakavijë, Biberaj: E turpshme kjo që po ndodh! Jemi pa qeveri dhe pa ministri te jashtme
- Dëshmitë nga Kakavija: Turp për këtë qeveri! Kemi ecur 10 km në këmbë, kemi gjithë natën këtu
- Ministria greke: Pranojmë vetëm teste të ISHP-së dhe në gjuhën helene
KOHA JONË SONDAZH

