Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasada jonë në SHBA jep detaje: 9 shqiptarë kanë humbur jetën nga koronavirusi

Aktualitet E shtunë, 4 Prill 2020 09:41
Ambasada jonë në SHBA jep detaje: 9 shqiptarë kanë humbur jetën nga koronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Situata kritike në SHBA për shkak të shpërthimit të koronavirusit ka prekur edhe komunitetin shqiptar që jeton e punon atje.

Ambasada jonë në SHBA në një mesazh të bërë publik në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se “Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi”.

Ndërkohë që mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti shqiptar janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes.

“Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie”- njofton ambasadam referuar komunikimeve me te fundit qe ka pasur ambasadorja jone Floreta Luli Faber.

Mesazhi i ambasades sone ne SHBA

Të nderuar anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA

Në kuadër të situatës së krijuar nga #COVID-19, Ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Në proces të informimit sa më gjërë mbi siutatën dhe mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesit kanë konfirmuar se deri më tani, nga informacionet që disponojnë nuk ka përpahje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me COVID-19 në shtet respektive.

Fatëkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar. Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është kënaqësi të shikosh së komuniteti shqiptare-amerikane nga e gjithë SHBA kanë organizuar grupe vullnetarësh në ndihmë të anëtarëve të komunitetit të cilët për shkak të moshës e kanë të pamundur daljen për realizimin e nevojave të tyre të përditshme. Në disa raste, komunitetet kanë organizuar ngritje fondesh që mund të përdoren në javët e ardhshme. Veçanërisht për t’u përshëndetur është puna e komuniteteve fetare që po ndihmojnë edhe në uljen e stresit dhe ankthit të individëve apo familjeve në këto kohë të vështira.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadorja falënderoi përfaqësuesit për informacionin dhe për solidaritetin në ndihmë të anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe kërkoi mbajtjen e komunikimeve me Ambasadën në këtë situatë të vështirë.

Nga bisedat mësuam se një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës. Ambasada nxit anëtarët e komunitetit të jenë të vemendshëm ndaj udhëzimeve të dhëna nga shtetet përkatëse për të përfituar nga ndihmat financiare të ofruara nga shteti amerikan. Vetë ambasada do mundohet të përmbledhë këto informacione dhe ti ofrojë në gjuhën shqipe dhe të ofrojë adresat ku duhet të drejtoheni në çdo shtet.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 33 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh

Në ditët në vijim do vijojmë me kontaktë të përditshme me anëtarë të tjerë të komunitetit në shtete të tjera ku ka një përqëndrim të lartë të komunitetit shqiptar. Ambasadorja tashmë ka biseduar me përfaqësues në disa qytete të shteteve të Nju Jorkut, Miçiganit, Teksasit, Shtetit të Uashingtonit, Kalifornisë, Floridas dhe Filadelfias. Në se përfaqësuesit e shoqatave që dëshirojnë të komunikojnë me Ambasadoren apo stafin e ambasadës, për pyetje apo për të ndarë informacione mbi situatën e komunitetit në qytetin e tyre, lutemi na shkruani në adresen [email protected] dhe ne do ju kontojmë menjëherë.

Tregoni sa më shumë kujdes për vete, familjen tuaj dhe komunitetin që ju rrethon!

Etiketat e lidhura

ambasada amerikaneshbashqiptarët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 32 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 33 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.