Ambasada ruse në Tiranë: Ukraina pro bisedime me Rusinë në Bjellorusi
Ambasada ruse në Tiranë, ka nxitur që të raportojë se Ukraina ka rënë dakord që të zhvillojë bisedime me Rusinë në Bjellorusi. Sipas ambasadës ruse, bisedimet do të zhvillohen në rajonin Gomel.
“Ukraina ka rënë dakord të zhvillojë bisedime në rajonin Gomel (Bjellorusia), delegacioni rus është duke ardhur në vend, është shprehur udhëheqësi i saj Vladimir Medinskij. Medinsky: Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën për të arritur paqen në çdo kohë”, thuhet në postimin e ambasadës.
Po ashtu Rusia, i ka lënë kohë deri në orën 15:00 Ukrainës që të shprehet për këtë propozim. Por vetë presidenti ukrainas doli kundër Bjelloruisë, pasi nuk është një vend neutral në një kohë që Rusi lëshoi raketa nga ky territor.

KOHA JONË SONDAZH

