Ambasadori amerikan në Beograd shokon Serbinë: Serbët janë skizofrenë

Serbët janë paksa skizofrenë, zemra i tërheqë nga lindja, kurse kokën e kanë të drejtuar nga Perëndimi. Kjo ka qenë deklarata shokues për serbët e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby. Duke u përgjigjur në pyetjen se si do ta përshkruante kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, Kirby ka thënë se ai është person që thellë mendon për të ardhmen e vendit të tij dhe i cili e njeh mirë edhe politikën edhe njerëzit, transmeton Indeksonline intervistën e Kibyt në B92. “Vuçiq po bën përpjekje që juve t’ju dërgojë drejt Bashkimit Evropian, por serbët janë paska skizofrenë. Zemra i terheq nga Lindja, ndërsa njëkohësisht, kokën e kanë të drejtuar nga Perëndimi”, ka thënë Kirby. Sipas tij, dilema ndërmjet Evropës dhe Rusisë është e zgjedhje e rrejshme, e cila po vendoset para interesit të Serbisë.

“Ekziston paqartësi me këtë zgjedhje. Ju do të vazhdoni të keni miq edhe në Lindje edhe në Perëndim, tani i keni ata dhe në SHBA edhe në Rusi. Megjithatë, tashmë nuk shtrohet pyetja e miqësisë, por ajo e interesit të Serbisë. Duhet t’i zbatoni të gjitha reformat që t’i afroheni sa më shumë Bashkimit Evropian. Të tjerat janë zgjedhje të rrejshme”, ka thënë Kirby, duke folur për presionet ndaj Serbisë.

SHKARKO APP