Ambasadori Arvizu: Maxhoranca kujdes me arrogancën, ndryshe shpejt përfundon në opozitë

Në prag të largimit nga Shqipëria ambasadori i SHBA-së përcolli një sërë mesazhesh politike jo vetëm për maxhorancën por edhe për opozitën dhe kreun e SHISH

Në intervistën në “Top Story” të Sokol Ballës dhënë mbrëmjen e 18 dhjetorit në Top Channel ambasadori i SHBA-së I bëri thirrje maxhorancës të ketë kujdes me arrogancën pasi në të kundërt shpejt mund të përfundojë në opozitë.

Një tjetër mesazh ishte për kreun e SHISH Visho Ajazi Lika por edhe për Edi Ramën. Për kreun e SHISH mesazhi është se ai duhet të fitojë besimin e qeverisë, ndërsa për Ramën është se duhet t’i jepni një mundësi.

Thotë se kur ka shkuar të takojë Fullanin, ditën që ai do të thirrje nga Këshilli Mbikqyrës, ku njëri prej anëtarëve i kërkoi dorëheqjen, ka shkuar si mik dhe jo një njeri i cili do të ndikonte në proceset ligjore.Këshilla e pakërkuar nga Basha për këtë të fundit është se ai duhet të hapë dyert për emra si Gjergji Bojaxhi, Selami Xhepa,  Besnik Mustafaj, Ilir Rusmajli, Mark Marku.

Ju sjellim pjese te shkeputura nga intervista e Arvizuse

Alexander Arvizu për Nishanin

Ai është zgjedhur në mënyrë ligjore e kushtetuese dhe është ai që është. Mendoj se duhet të pranojmë këtë, sepse ky është procesi i përzgjedhjes. Si zgjidhesh është një gjë, por sjellja kur ndodhesh në atë post është diçka tjetër…. Do të jenë referencat që do të shërbejnë për të treguar se si kanë qenë. A ka qenë më i mirë president nga PD-ja, apo një tjetër nga LSI-ja për shembull. Varet nga sjellja e tyre që të jenë të pavarur. Por nëse institucionet e pavarura marrin urdhëra marshimi nga SHQUP-i apo nga godina e ABA-s, atëherë nuk është mirë.

Arvizu për maxhorancën: Mos jini arrogante

Arvizu: “Roli i mazhorancës aktuale është të garantojë institucionet e pavarura dhe kam qenë shumë i qartë për të. Nuk kemi dëgjuar ndonjë zyrtar të LSI apo PS ta thotë, por njerëz të tyre kanë thënë se ‘ndoshta duhet të largojmë presidentin’. Ndoshta politikanët duhet të jenë të kujdesshëm kur shprehen. Të pasurit një mazhorancë të fortë është një luks politik por edhe një detyrim, sepse atë mazhorancë e kanë votuar njerëzit. Mos jini shumë arrogantë, ky do të ishte mesazhi im për mazhorancën.”

Visho te fitoje besimin e Ramës. Kryeministri duhet ti japë një shans  

Arvizu: Sa i përket SHISH dhe shërbimeve tona ka marrëdhënie shumë të mira, sikurse ka me qeverinë e zotit Rama dhe me presidentin Nishani. Ato që bëri zoti Berisha me SHISH i mbeten të shkuarës. Ajo që mund të them tani është se drejtori i SHISH është një shërbëtor i shtetit. Kreu i SHISH varet nga presidenti, por udhëhiqet nga qeveria. Ndaj dhe zoti Lika është i detyruar t’i shërbejë qeverisë që udhëheq. Mendoj se SHISH sot është më i mirë, por kur të hënën do të pij kafe me të do t’i them që duhet të fitoni besimin e qeverisë. Ndërsa mesazhi për kryeministrin është: bëni ç’të mundeni, por jepini atij një mundësi që të fitojë besimin tuaj. Ndoshta mund të mos ju pëlqejë, por duhet t’i jepni një mundësi, sepse kështu funksionon demokracia.

Arvizu per Fullanin: S’kam nderhyre ne procesin ligjor e kam mik

“Nëse dikush e ka parë si përpjekje për të ndërhyrë, në asnjë mënyrë nuk ka qenë kjo. Ai është ndër njerëzit e parë që kam patur mundësinë ta njoh”.Ka patur disa mekanizma që nuk kanë punuar shumë mirë. Ka ende një element në këtë, por në asnjë mënyrë takimi nuk ka qenë që të ishte një mesazh. Unë kam qenë si një mik dhe përsa i përket për gurvernatorin e ri, ka shumë të kualifikuar, duhet të jetë aplolitik, me reputacion të shëndoshë dhe të dyja palët të gjejnë një marrëveshje.

Arvizu per vendimin  e Gjykates Kushtetuese per reformen territoriale dhe kundërshtimin e opozitës

“Kam parë shpjegimin e zotit Basha. Më duket pak e pështjellë. Unë bie dakort me atë që ka thënë PD më parë, për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ato duhet të respektohen dhe kjo ka qenë një rast i vështirë dhe kontraversal. Nuk kam parë ende vendimin e shkruar nga Gjykata, por kam kuptuar që vendimi është marrë 7 me 2, një mazhorancë e fortë. Disa vendime janë marrë 5 me 4, por prap duhet të respektohen. Vendimi është marrë 7-2. Kam bindjen që gjykatësit kanë qenë në mbështetje të Kushtetutës. I thashë mazhorancës që të mbajë derën hapur sa kishte mundësi që opozita të marrë pjesë, për mua mazhoranca e përmbushi këtë, por fat i keq që opozita nuk mori pjesë. Shpresoj që opozita të mos bojkotojë.

PD ne kryqëzim, Basha te hape dyert per disa personalitete si Bojaxhi, Mustafaj

Arvizu: …PD është në një kryqëzim të rëndësishëm.  Basha eshtë udhëheqsi i partisë. E ardhmja e PD varet nga ajo që ai bën ose ajo që ai nuk bën. Është një përgjegjësi e madhe. PD është në udhëkryq. PD ka 45 deputetë dhe numri i personave që kanë votuar atë është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme. Ata kanë nevojë që të bëjnë dicka që të ndalojnë këtë humbje. Basha ka një përgjegjësi të madhe para tij. Do të kërkojë urtësi dhe kurajo për të kjo detyrë. Këshilla ime e pakërkuar është që ai duhet të hapë dyert dhe të zgjedhin atë. Nuk dua të përmend emra të deputetëve, por do të përmendja disa emra. Gjergji Bojaxhi, një individ karizmatik dhe dinamik, Selami Xhepa, një ekonomist i respektuar, Besnik Mustafaj, Ilir Rusmajli, Mark Marku. Këta janë personat që kam patur mundësi t’i njoh në një formë apo në një tjetër. Ata nuk i janë bashkuar LSI apo PS, ata janë jashtë dhe në një kritikë të hapur ndaj PD. Këta janë persona të aftë që unë do t’i ktheja, t’i vendosja përpara në front. A nuk do të donit ta bënit këtë për partinë për ta bërë më konkuruese në të ardhmen?

A i mungon Berisha Arvizuse dhe a është Berisha ende ndikues në PD dhe në politikë në përgjithësi?

Arvizu: Ai del shpesh në televizor. ..Mendoj që është dhe kjo nuk është gjë e keqe. Për shumë njerëz ai është një formë patriarku për PD, ndaj duhet të jetë një simbol, dikush që ndoshta i kthehen për këshillë ose për një drejtim, por kjo ndryshon nga të pasurit e gishtit në vendimet e partisë. Suksesi i Bashës do të varet nga aftësia e tij për të vendosur identitetin dhe vulën e tij mbi partinë. Nuk di sa biseda të sinqerta me njerëz ku ata më kanë thënë që nuk e pëlqejnë shumë Lulzim Bashën, por nëse ai tregon që është i hapur, që është i hapur ndaj ideve të të tjerëve, thonë që do ta mbështesin atë. Kështu më kanë thënë shumë persona të tjerë.

Pjesët e intervistës janë shkëputur nga intervista e plotë e Ambasadorit Arvizu dhënë në Top Story

 

SHKARKO APP