Ambasadori austriak: Të keqardhur për moshapjen e negociatave për Shqipërinë
Austria e konsideron të paplotë Evropën pa Ballkanin dhe shpreh keqardhje për shtyrjen e negociatave mes BE, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga Shkodra ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, i ngarkuari me punë, i cili pas pak ditësh do të jetë ambasadori i ri i këtij shteti, Christian Steiner rikonfirmoi mbështetjen në rrugën e integrimit.
Christian Steiner: “Ministri i Jashtëm i Austrisë ishte në Tiranë dhe shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave pa kushte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe ne jemi të keqardhur që vendimi i shty. Austria shpreson sinqerisht për një ndryshim pozitiv në të ardhmen. Ne besojmë se Evropa nuk është e plotë sa kohë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e Unionit.”
Mikpritësi i festes, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falënderoi shtetin Austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale.
Prej vitesh festa e Austrisë Kremtohet në Shkodër, si një qytet urë lidhëse historike në marrëdhëniet mes dy vendeve.