Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës: Çfarë thuhet në biseda private mbetet private

Për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon zgjedhje të suksesshme, ndaj dhe interesi i Mbretërisë së Bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit është i lartë.

Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ambasadori britanik ju përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Rama mbi përfshirjen e tij në ato që kreu i qeverisë i quan çështje të brendshme të Shqipërisë. “Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të suksesshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private”, – theksoi Norman në “Përballë”.

Diplomati Duncan Norman ka shtuar se Britania e Madhe ka mbështetur Shqipërinë dhe suksesi i zgjedhjeve të radhës është i rëndësishëm për miqtë e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e suksesshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të suksesshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar”,- tha Norman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy javë më parë, lidhur me qëndrimin e ambasadorit Britanik për zgjedhjet me standarde, Edi Rama u shpreh: “Unë nuk e kuptoj fare këtë ambasadorin britanik se pse është i përfshirë në çështjet e zgjedhjeve në Shqëpri, nuk e kuptoj se pse është kaq shumë i përfshirë në këto çështjet e brendshme për zgjedhjt. Kam thënë privatisht atë dhe po ia them”, tha Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?