Ambasadori britanik takim me kreun e BKH-së: Ngritja e Byrosë, lajm i keq për ata që s’respektojnë ligjin

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.

Ata diskutuan në lidhje me vijimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe rëndësinë e rolit të Byrosë për të bërë të mundur këto procese.

Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se ngritja e BKH-së ose e njohur si FBI-ja shqiptare është një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një takim i mirë me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Ngritja e BKH-së është progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe një lajm i keq për të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin”, shkruan Norman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?