Ambasadori bullgar: Që ditën e parë të tërmetit dhamë 100 mijë euro
Ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur nga Bilishti për situatën në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit.
I pyetur se cila është ndihma e qeverisë bullgare për Shqipërinë, për ta ndihmuar sadopak në eliminimin e pasojave të tërmetit, Raytchevski u përgjigj:
“Për fat të keq, do të isha i lumtur që të shihja ndihmën bullgare për raste të tjera, jo për këtë tragjedi ku ka edhe viktima dhe njerëz që vuajnë. Bullgaria si dhe shtetet e tjera nga rajoni dhe BE-ja e mbarë bota, reagoi në mënyrë humanitare, ne siguruam që në ditët erdhi ndihmë materiale në kuadër të mekanizmit evropian për mbrojtje civile. Më pas erdhi grupi i parë i inxhinierëve bullgarë, të cilët së bashku me kolegët e tyre, inxhinierët shqiptarë bënë analizen e godinave. Dje erdhi ekipi i dytë, unë personalisht i kam shoqëruar deri në Durrës. Përveç kësaj, shteti bullgar siguroi që ditën e parë të tërmetit 100 mijë euro që u dërguan në Shqipëri, përsëri përfitoj nga rasti të them që Shqipëria nuk përjetoi vetëm këtë tërmet, Bullgaria dha ndihmën edhe për një nga shtëpitë e fundit që i kishte mbetur Korçës për t’u rindërtuar dhe kjo shtëpi është në Vidohovë.”
Këtë deklaratë, ambasadori bullgar e dha gjatë inspektimit në rrugën e Vernikut për çeljen e punimeve Bilisht-Vernik të një fondi prej 1 milion eurosh, nga qeveria bullgare.