Ambasadori Donald Lu: SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë

Ministrja e Integrimit Europian,  Klajda Gjosha, priti sot në një takim ambasadorin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Sipas zyres se shtypit, ministrja Gjosha shprehu vlerësimet për  marrëdhëniet e shkëlqyera  mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se  edhe përkushtimi i ambasadorit Lu do t’i shërbejë  forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.  ministrja Gjosha e falenderoi  ambasadorin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë.

Ambasadori Lu u shpreh se vlerëson përpjekjet që po bën Shqipëria për t’u zhvilluar dhe për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ambasadori  theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin procesin e  integrimit të Shqipërisë.

SHKARKO APP