Ambasadori Francez Bernard Fitoussi: ‘’ Berati -Qyteti më i famshëm në Botë’’

Ambasadori i Francës në Shqipëri Bernard FITOUSSI në takim me Kryetarin e Bashkisë Berat  Petrit Sinaj, deklaron mbështetjen për projektet  për rehabilitimin e qytetit.

Gjatë një takimi me Kryetarin e Bashkisë Berat  Petrit Sinaj, Ambasadori i Francëz në Shqipëri  Bernard FITOUSSI , shprehu vlerësimet e tij maksimale për vlerat e trashëgimisë kulturorë të qytetit-Pasuri Botërore e Unesco-s , duke deklatuar se Berati është pa dyshim qyteti me i famshëm në Botë dhe e meriton të jetë destinacion ndërkombëtar i turizmit. ‘’Nga të gjithë turistët Francezë të cilët vizitojnë Shqipërinë , Berati mbetet destinacioni i tyre i parapëlqyer – u shpreh Ambasadori Francez, -ata e konsiderojnë si qytetin më të bukur në botë’’. Për këtë arsye Fitoussi  u shpreh se Ambasada Franceze në bashkëpunim me Bashkinë Berat do të angazhohen  për të zbatuar një projekt për rehabilitimin e vlerave të Beratit , krahas projekteve të tjera që janë duke e përgatitur nga partneritete me Francën.

Ambasadori i Francës vlerësoi faktin  se një Sipërmarje Franceze po përgatitet të hapë aktivitetin e saj në Berat, e cila do të punësojë 200 punëtorë, investim  i rëndësishëm për qytete si Berati,

Swiss Digital Desktop Reklama

b2

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit, Palët vlerësuan maksimalisht investimet në sektorin e biznesit dhe projektin e mbështetur nga Ambasada Franceze për Kryqin e Kuq në Berat, në mbështetje të 30 grave në nevojë , të cilat janë trajnuar për t’u bërë rrobaqepëse dhe janë gati për të konkurruar në tregun e punës.

Kryetari i Bashkisë  Sinaj e siguroi Ambasador për angazhimin e Bashkisë Berat në realizimin e projektit të trajtimin e lumit Osum sipas perspektives Europiane – Projekt i përgatitur në bashkëpunim me Shoqatën Franceze të Menaxhimit të Ujrave SICALA .Për këtë projekt është kryer studimi i fizibilitetit dhe pritet implementimi i tij nga fonde te Bashkimit Europian dhe Qeverisë Franceze.

Berati është pjesë e Shoqatës Franceze të Qyteteve të Artit dhe Historise, ku Bashkia Berat ka përfituar deri tani mbështetje per ngritje kapacitetesh në fushën e planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore. Gjithashtu qyteti i Beratit ka një marrëveshje binjakëzimi me qytetin e Beratit në Francze, kryesisht në fushën e shkëmbimeve të studentëve nga dy qytetet.

Bashkëpunimet ndërmjet të rinjve Shqiptarë dhe Francezë kanë dhënë frytet e tyre, falë këtyre projekteve të vogla, është zbatuar në bashkëpunim me Bashkinë Berat projekti i shtegut të Goricës, duke pajisur me sinjalistikë shpjeguese mbi historinë, florën dhe faunën e zonës së Goricës dhe Kalasë së Goricës ( shek.IV p.e.s)  dhe së fundmi, gjatë muajit Korrik 2016 nje grup studentësh bojksautesh nga Franca dhe të rinj nga qyteti i Beratit, do të marrin pjesë në një projekt restaurimi , duke ringjallur traditën e gurskalitjes në lagjet muzeale në Berat. Aleanca Franceze ka degën e saj në Berat, e cila në bashkëpunim me Bashkinë organizon evente të ndryshme kulturore.

b3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?