Ambasadori i Amerikës, Wendt takon kreun e SPAK dhe tregon 3 prioritetet e presidentit Trump

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm mbetet një nga prioritetet kryesore të administratës së Presidentit Donald Trump.

Në këtë kuadër, ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt zhvilloi një takim me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky është takimi i parë i Wendt me numrin një të Strukturës së Posaçme, Klodian Braho. Ambasadori theksoi rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve dhe kontributin e institucioneve të drejtësisë në garantimin e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”,
-thuhet në postimin e Ambasadës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?