Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:49 Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV Jude Bellingham ka komentuar fitoren bindëse të Real Madridit me rezultatin 5-1 ndaj PSV Eindhoven, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ambasadori i BE i përgjigjet Ramës: BE po ndihmon Ballkanin. Lexoni deklaratën e komisioneres…

Ambasadori i BE i përgjigjet Ramës: BE po ndihmon Ballkanin. Lexoni deklaratën e komisioneres…

Aktualitet
E martë, 19 Janar 2021 17:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar sot lidhur me ndihmën që Bashkimi Europian po jep për vendet e Ballkanit dhe Shqipërinë gjatë pandemisë.

Në një postim në Twitter në gjuhën shqipe, Soreca fton qytetarët që të lexojnë qëndrimin e komisioneres së BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides. “Përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave, ne do të ndihmojmë grupet prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne do të sigurojmë 70 milion € grante për BP.” Lexoni deklaratën nga Komisionerja e BE sot në Parlamentin Evropian”,- shkruan Soreca.

Reagimi i ambasadorit të BE vjen pas sulmeve të reja që Edi Rama bëri sot ndaj vendeve të BE, të cilat sipas tij kanë përjashtuar Shqipërinë dhe Ballkanin nga projektet për vaksinimin kundër koronavirusit.  Kryeministri Edi Rama tha se nuk mund ta mbyllte gojën për BE dhe vendet e saj lidhur me vaksinën kundër koronavirusit. Replika e tij ishte dhe një përgjigje ndaj deklaratave të mëparshme të ambasadorit Soreca, i cili tha se ishte i habitur nga gjuha e përdorur nga Edi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Keni frikë se mërzitet BE-ja? Nuk mërzitet BE-ja kaq kollaj. Edhe po të mërzitet, ku është problemi në këtë rast, nëse kjo është e vërtetë? Nuk është e vërtetë që u vendos që të lihen jashtë nga aksesi për vaksinim direkt vendet e rajonit? …Nuk harroj asnjë ditë, asnjë sekondë, kauzën e BE-së e kam mbrojtur dhe e mbroj me pasion.  Për çfarë ma tregojnë mua që japim kaq e japim aq? Patjetër, ato i di përmendësh, po ku lidhen këto të dyja? Duhet të themi faleminderit shumë dhe bravo që na latë jashtë, apo të mos flasim fare e të bëjmë sikur nuk kuptojmë. Është shumë e thjeshtë. Ne jemi miq të pandarë me Bashkimin Europian, jemi partnerë, kam respekt absolut për gjithçka e bën Bashkimin Europian një forcë të pazëvendësueshme, por çfarë do të thotë kjo? Të mos hap gojën për të mbrojtur njerëzit e mi, njerëzit që përfaqësoj? Të mos hap gojën, për t’i sjellë sa më shpejt gjyshit e gjyshes tënde vaksinat? Pse, se mërzitet ambasada? As nuk më ka shkuar në mendje njëherë, pse duhet të mërzitej ambasada. Nuk kishte lidhje fare. Unë kam thënë një fakt, për të ilustruar që shpejtësia e vaksinimit është në disproporcion me sasinë në dispozicion për të gjitha vendet”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur sot për mediat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas kësaj deklarate, ambasadori i BE në Tiranë duket se e fton Edi Ramën të lexojë dhe njëherë qëndrimin e Komisioneres së BE për Shëndetësinë lidhur me çështjen e shpërndarjes së vaksinave.

Soreca gjithashtu ka publikuar një qëndrim të Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili thotë se BE ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor. “Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi në qëndrimin e tij.

Mund t'ju interesojë

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Para 43 minutash
Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 3 orësh
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 3 orësh

"Përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave, ne do të ndihmojmë grupet prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne do të sigurojmë 70 milion € grante për BP."
Lexoni 👇 deklaratën nga Komisionerja @SKyriakidesEU 🇪🇺 sot në Parlamentin Evropian. #BEpërShqipërinë 🇪🇺🇦🇱 https://t.co/tJjSEQKUAm

— EU in Albania (@EUinAlbania) January 19, 2021

To ensure united front to beat #COVID19 & early access to vaccines, @EU_Commission will set up mechanism to structure provision of vaccines shared by Member States, w special attention to #WesternBalkans & neighbourhood. Further options to provide vaccines early will be explored.

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 19, 2021

Etiketat e lidhura

Ambasadori i BE-së në Tiranëedi ramaLuigi Soreca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV
Para 1 minute

Bellingham zbulon sekretin e përmbysjes spektakolare ndaj PSV

Bruno Fernandes nuk rinovon me United, Milani dhe Juventusi gati të përfitojnë
Para 11 minutash

Bruno Fernandes nuk rinovon me United, Milani dhe Juventusi gati të përfitojnë

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Para 38 minutash

Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Para 43 minutash

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 12 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 12 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 14 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.