Ambasadori i Izraelit, Rodkin paraqet letrat Kredenciale

 

Ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, i paraqiti sot letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani. Zoti Rodkin pason në detyrë ish-ambasadorin David Cohen. Ai shoqërohej nga zëvendësambasadori Tsach Saar.

Izraeli dhe Shqipëria ia kanë intesifikuar marrëdhëniet politike dhe ekononike . Ekziston një bazë e gjërë bashkëpunimi mes dy vendeve që në të ardhmen e afërt dinamika e tyre të përqendrohet në investime në teknologji, komunikacion, në sektorin e naftës, gazit dhe energji. Investimet izraelite fokusohen më shumë në fushën e energjisë, bujqësi dhe teknologjisë së lartë.

Janë 70 shqiptarë të dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes si “Fisnik mes Kombeve” nga Yad Vashem-i në Jerusalem.

Ambasada Izraelite në Tiranë ka kontributit në kopshtin e fëmijëve në Berat, në ruajtjen e thesareve arkeologjike dhe atyre kulturore në qytetin e Sarandës, si dhe ka shpërndarë ndihma humanitare.

SHKARKO APP