Ambasadori i Kuvajtit Al-Jassim: Fondi Kuvajtian ka dhënë 116 milion $

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim ka organizuar sot një pritje me rastin e 55-vjetorit te Ditës Kombëtare dhe 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kuvajtit.

Në këtë pritje merrnin pjesë personaliete të shtetit shqiptar si Zv/kryeministri Niko Peleshi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, miq dhe të ftuar.

“Jam shumë i gëzuar t’ju mirëpres të gjithëve sot, duke ju shprehur mirënjohjen time të thellë për pjesëmarrjen tuaj në festimet e 55 Vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe 25 Vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit, si dhe Përvjetorin e 10-të në drejtimin e Shtetit të Kuvajtit të Lartësisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Festimi ynë sot është një përkujtim i historisë së mbushur me lavdi dhe sakrifica, të cilat ne i gëzojmë sot, si mirëqenie, prosperitet, siguri dhe stabilitet”, u shpreh në fjalën e tij ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.

Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim ka organizuar sot një pritje me rastin e 55-vjetorin e Ditës Kombëtare dhe 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kuvajtit.“Shteti i Kuvajtit gëzon marrëdhënie të shquara dhe historike me Republiken e Shqipërisë, të cilat kanë filluar me rënien e regjimit komunist në fillimet e viteve 90. Republika e Shqipërise ka qenë ndër vendet e para që kanë mbështetur fuqishëm të drejtën e Kuvajtit në vitin 1990. Një qëndrim historik të cilin e rikujtojmë gjithnjë me vlerësim dhe mirënjohje të thellë. Prania e Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab ka kontribuar në forcimin e këtyre marrëdhënieve që nga viti 1993 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm zhvillimor përmes financimit të një numri të konsiderueshëm projektesh zhvillimore, të fokusuar kryesisht në sektorët e transportit, zgjerimit të rrjetit të ujitjes dhe bujqësisë”, tha Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.

“Në rrafshin social”, tha ambasadori kuvajtian, “ndihmat humanitare dhe sociale të ofruara nga organizatat humanitare kuvajtiane në Republikën e Shqipërisë kanë pasur një ndikim të thellë, shuma e të cilave ka tejkaluar vlerën e 60 milionë eurove, e shtrirë konkretisht në ndërtimin e xhamive, kujdesin ndaj jetimëve dhe njerëzve në nevojë, si dhe krijimin e shkollave, qëndrave shëndetësore e kulturore”.

“Këto marrëdhënie janë zhvilluar më tej me hapjen e Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit, rezidente në Republikën e Shqipërisë, në vitin 2011, e cili rikonfirmoi vullnetin e dy vendeve miq në forcimin e marrëdhënieve bilaterale”, nënvizoi ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.

Ambasadori i Kuvajtit theksoi se, “marrëdhëniet Kuvajt-Shqipëri janë karakterizuar nga qëndrueshmëria në të gjitha nivelet dhe është një model i suksesshëm i marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve të vogla. Në konfirmim të kësaj, do të dëshiroja të theksoja miratimin e Fondit Kuvajtian për Zhvillim Ekonomik Arab për lëvrimin e një kredie të butë në vlerë 41 milion $ amerikan për rehabilitimin e rrugës bregdetare të Vlorës, në jug të Republikës së Shqipërisë, që konsiderohet si një ndër projektet më jetikë në sektorin e rrugëve dhe transportit, duke arritur në total vlerën e 116 milion $ të dhënë nga Fondi Kuvajtian”.

“Dhe në fund nuk më mbetet vetem se të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e sinqertë për vendin mik, Republikën e Shqipërisë, si dhe për mikpritjen e vëmendjen e ofruar në nivelet më të larta shtetërore. Ashtu sic dëshiroj të theksoj nxitjen e aspiratave të përbashkëta tona në horizonte më të gjera, e në fusha të ndryshme, kjo me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shquara ndërmjet dy popujve dhe vendeve tanë”, tha amabsadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim.

SHKARKO APP