Ambasadori i OSBE-së i shkon Kryeprokurorit në zyrë. Zbardhet biseda

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Bernd Borchardt.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen. Në takim u diskutua rreth forcimit të kapaciteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

Në takim u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?