FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Shqipërinë, takim me trupat shqiptare dhe amerikane

Ambasadori i Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, zhvilloi këtë të premte një vizitë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Gjatë takimit, ambasadori Whitaker u prezantua me marinsat dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Në njoftimin e saj, Ambasada e SHBA-së në Tiranë theksoi rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, njoftoi ambasada amerikane në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?