Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj mohon lajmet për shpalljen “non-grata” të Donika Gërvallës
Ambasadori i Shqipëria në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar ndaj një lajmi që qarkulloi së fundmi, sipas të cilit ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ishte shpallur “non-grata” nga Shqipëria.
Malaj theksoi se ambasada nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë dhe se lajmi nuk përfaqëson realitetin.
“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë.
Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, shprehet Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

