Beci njofton ndërtimin e një strehëze të re për qentë endacakë në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur nisjen e punimeve për një strehëz të re për qentë endacakë, një projekt që synon përmirësimin e kushteve për kafshët dhe rritjen e sigurisë në qytet.

Në postimin e tij, ai thekson se kjo është strehëza e tretë që po ndërtohet, me kapacitet rreth 100 qen, dhe me një risi të rëndësishme: integrimin e një klinike veterinare brenda godinës. Sipas tij, ky investim përfaqëson një hap konkret drejt një menaxhimi më të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të problematikës së qenve endacakë në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?