Shumë përplasje për afro 1 orë u pa në seancën e parë plenare pas protestave studentore, ku kishte tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Menjëherë deputetët e PD-së bllokuan seancën plenare, me thirrje kundër qeverisë. Ata kërkuan zgjidhje politike, për protestën që po mbahet për 10 ditësh në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nisi me aksionin, pasi kali te rrjeshti i maxhorancës, ku pati një përplasje me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.
“Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbysh detyrën që ajo ka”, tha kreu i grupit parlamentar të PS. Më herët nënkryetari i PD, Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh grupi parlamentar i PD-së mbështet protestën dhe dënon dhunën shtazarake ndaj të rinjve.
“Sot është dita e 10 që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore. Shteti është kapur nga pushteti absolut i Ramës. Kjo lëvizje është revolte ndaj modelit të krijuar nga Rama që po e largon Shqipërinë nga e ardhmja europiane. Grupi parlamentar i PD do mbetet në krah të studentëve dhe çdo qytetari që proteston për dinjitet. Dënojmë dhunën shtazareka studentëve, reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave dhe shantazhin që kryeministri deligjitimuar ka kryer çdo ditë”, tha ai.
Për shkak të tensionit, u kalua direkt në votim pas propozimit të mazhorancës. Teksa votohet, deputetët e opozitës po mundohen forcërisht të pengojnë votimin, duke tentuar të çajnë gardhin e gardës dhe të shtyjnë deputetët e PS. Në një moment deputeti i PD-së, Fidel Kreka goditi me një shishe plastike drejt deputetëve të PS. Në këto kushte, mazhoranca socialiste anuloi të gjithë diskutimet dhe kaloi në votim të projektligjeve.
Kreu i PD-së, Sali Berisha qëndroi i ulur në karrigen e tij, duke i dhënë udhëzime të tijëve se çfarë duhet të bëjnë.
Seanca u mbyll pas një ore.
Lexoni edhe:
Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve
Me gishtin e gjakosur, Balla i përgjigjet Berishës: 100 mijë lekë për kokë maskave për dhunë
Rama në Budva, kryeministri me batutë: Mali i Zi, i vetmi vend ku gjithnjë ke helikopter mbi kokë
Përplasje edhe jashtë Kuvendit, protestuesit shtyjnë gardhin metalik të policisë
