
Tensione dhe përplasje janë regjistruar brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Përveç kaosit në sallën e Kuvendit, një grup i vogël protestuesish është përplasur me forcat e policisë të vendosura në perimetrin e sigurisë.
Protestuesit kanë shtyrë gardhin metalik të vendosur nga policia pranë një qendre tregtare në afërsi të Kuvendit, ndërsa efektivët po përpiqen të pengojnë avancimin e tyre drejt godinës.
